Rreth nesh

AgroMunevere

Qumështorja “Agro Munevere” është biznes familjarë i themeluar në vitin 1996 në fshatin Strimnicë. Kjo qumështore merret me përpunimin e prodhimeve të qumështit dhe gama e produkteve të saja përbëhet nga: qumështi i pasterizuar, kosi, jogurti, ajrani, djathi dhe produkte të tjera të qumështit në paketime të ndryshëm

Me kalimin e kohës dhe përkushtimin e udhëheqësisë së “Munevere” për ofrimin e produkteve cilësore tregut në Maqedoni, kërkesat e tregut për produktet e këtij brendi shënuan rritje gjë që përkoi me nevojën e shtimit të kapaciteteve të prodhimit. Për të përmbushur në tërësi standardet e nevojshme HACCP , ” Agro Munevere” investoi në ndërtimin e fabrikës së re në Tetovë dhe filloi me punë në lokacionin ri në vitin 2003.

Që nga fillimi i funksionimit të kësaj fabrike, dedikimi për cilësi është i pa kompromis dhe si rezultat i asaj “Agro Munevere” në vitin 200X u dekorua me dekoratën për kualitet nga shoqata e prodhuesve privat të prodhimeve të qumështit dhe mishit.

Vizion i ” Agro Munevere” është të jetë brend i njohur në Maqedoni dhe konkurrent edhe në tregje tjera për ofrim të produkteve të freskët, të shëndetshme dhe me cilësi të verifikuar.

Mision i “Agro Munevere” është të plotësoj nevojat ditore të konsumatorëve me produkte të freskët, shëndetshëm dhe me cilësi të verifikuar dhe njëherit ngritjen e vetëdijes për ushqyerje të shëndetshme.

Kliko butonin për të na kontaktuar !